Lajme

Sytë zemra: Georgina feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga Cristiano

Georgina Rodriguez, partnerja bukuroshe e futbollistit më të famshëm në botë, Cristiano Ronaldo-s, feston këtë të hënë ditëlindjen. Ajo ka mbushur 26 vjeç dhe ka festuar në rrethin e familjarëve.

Cristiano ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto krah partneres dhe fëmijëve të tyre dhe e ka uruar me fjalët më të ëmbla. “Gëzuar dashuria ime! Të dëshiroj një ditë shumë të bukur! Je një femër fantastike dhe një nënë e shkëlqyeshme për fëmijët tanë. Të dua shumë e dashur”, shkruan ai.

Futbollisti e ka surprizuar të shoqen me disa buqeta lulesh nga më të ndryshmet, ku vëmendjen kryesore e marrin trëndafilat e kuq. Po ashtu ambienti ku kanë realizuar foton është zbukuar nga tollumbacet dhe në tavolinë ndodhet dhe torta e ditëlindjes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top