Lajme

‘Ta dua shpirtin’, Rike Roçi konfirmon lidhjen me Kristian Prengën

Prej kohësh përflitej në media se Rike Roçi dhe Kristian Prenga janë në një lidhje. Dyshja i kaluan bashkë Krishtlindjet dhe ishin parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Lidhjen e ka konfirmuar sot edhe Rike e cila i ka bërë një dedikim romantik boksierit në ditëlindjen e tij.

Rike ka postuar një foto të tyre të përqafuar dhe shkruan: “Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top