Një pacient me simptoma të ngjashme me koronavirusin u dërgua në spitalin universitar AHEPA në Selanik. Siç bëjnë me dije mediat greke, ky është rasti i parë i dyshuar në Greqi, i koronavirusit.
Sipas administratorit të spitalit Panagiotis Panteliadis, pacienti është një burrë i moshës së mesme me simptoma të ngjashme me virusin që u shfaq për herë të parë në Yuhan, Kinë.
Pacienti është pranuar në spital të enjten në mesditë dhe aktualisht është në kar antinë në AHEPA. Një mostër tashmë është dërguar në “Institutin Pasteur” për të përcaktuar nëse ai është prekur nga virusi vde kjeprurës apo një rast i thjeshtë gripi.
Sipas “voria.gr”, pacienti në kara ntinë në AHEPA është kinez, ndërsa, sipas “RES-EIA”, ai është një burrë gjashtëdhjetë vjeç, i cili kishte udhëtuar për në Yuhan. /BN/