Rudina Dembacaj në fillim të këtij viti vendosi të bëjë publike lidhjen për të cilën përflitej prej kohësh. Moderatorja e “Mos i fol shoferit”, postoi disa foto krah Mark Frrokut dhe tregoi se e dashuron si partner në jetë dhe në biznes.
Së fundmi çifti kanë nisur pushimet e para së bashku dhe kanë zgjedhur të shkojnë në Venecia, Itali.
Nga atje Rudina ka postuar një foto ku çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
Moderatorja e ka shoqëruar postimin me një emoji që tregon se është shumë e dashuruar.