Leximi

“Të dua shumë ndaj po të lë të shkosh”, 18-vjeçarja jep fëmijën për adoptim

Një nënë e re ka publikuar një video ku tregon momentet e fundit me djalin e saj të porsalindur, përpara se ta jepte atë për adoptim. Sot 21 vjeç, Hannah Mongie, nga Utah, SHBA ishte 18 vjeç kur ngeli shtatzënë papritur me të dashurin e saj Kaden Whitney, me të cilin kishte vetëm pak javë lidhje.

Por bota e saj u kthye përmbys kur Kaden ndërroi jetë papritur në gjumë, për shkaqe natyrale, vetëm 2 muaj pasi kishin marrë lajmin e shtatzënisë.

Ata e kishin diskutuar çështjen e adoptimit pasi nuk ishin gati për një fëmijë, por pas vdekjes së partnerit e reja nuk mund të vendoste, pasi ai ishte dhurata e fundit që kishte nga Kaden.

“Por një ditë u zgjova dhe e dija që ai duhet të ishte me dikë tjetër”, shpjegoi Hannah, duke folur për vendimin për ta dhënë fëmijën e saj për adoptim.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “DailyMail”, Hannah kaloi 48 orë me djalin e saj të porsalindur përpara se t’ia dorëzonte atë prindërve të rinj, Brad dhe Emily Marsh.

Ajo e shpenzoi këtë kohë për të filmuar një video emocionale të djalit të saj të vogël, ku shpjegoi edhe arsyet se përse mori këtë vendim të vështirë.

“Nëse nuk do të të doja, nuk do të isha në këtë pozicion dhe ti nuk do të mund të kishe këtë familje të mrekullueshme. Të dua shumë Taggart Cayden Marsh. Djali im i vogël“, ishin fjalët e Hannah drejtuar të birit.

E reja tha se kishte dashur gjithnjë të ishte nënë, por momenti kur kjo ndodhi nuk ishte i përshtatshëm. Ajo rrëfeu se po ia jepte fëmijën dy prindërve të rinj, në mënyrë që ai të kishte një familje të mrekullueshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top