Lajme

Të rinjtë po ikin për ditë e më shumë, në Shqipëri rrezikon të mbetet vetëm mosha e tretë

Largimi i të rinjve nga Shqipëria po kthehet në një problem shqetësues, aq sa vendi rrezikon të mbetet pa krah pune.

Vitet e fundit largimi i të rinjve është shtuar akoma edhe më shumë. Faktorët më madhor që po i detyrojnë të largohen janë kostot e larta të jetesës dhe pagat shumë të ulta.

Janë të shumtë të rinjtë që kanë ikur, por të shumtë në numër janë edhe ata të rinj që po mundohen të ikin. Aq të larta janë këto shifra sa vendi rrezikon të mbetet vetëm me të moshuar.

Sipas sociologut Gëzim Tushi, këto vakume demografike, por edhe vakume të tregut të punës nuk do të mbeten të lira, pasi një Shqipëri do të vijnë ata persona nga vende më të varfëra se ne.

Ky sociolog apelon të merren masa, sepse një popullsi e plakur jo vetëm që nuk sjell rritje ekonomike, por kërkon nga ana tjetër shumë përkujdesje. Apelin ai ia drejton qeverisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top