Lajme

Tërmeti i fuqishëm “shkund” Iranin, epiqendra pranë Dubait

Irani është g oditur nga një tërmet i fuqishëm pak minuta më parë.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.5 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 46 km në perëndim të qytetit Bandar Abbas dhe 216 km në veri të Dubait.

Thellësia fokale e lëkundjeve të forta ka qenë në 10 kilometra thellësi, ndërsa shkundja e tokës është regjistruar rreth orës 13:30.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lë nduar apo dëme materiale.
Sipas raportimeve nga qytetarë iranianë në aplikacionit e EMSC-së, lëkundjet mendohet se kanë zgjatur rreth 30 sekonda.

Kujtojmë këtu që në Iran janë regjistruar disa lëkundje të forta gjatë muajve të fundit, por pa pasoja në njerëz.

Sipas raportimeve paraprake, lëkundjet janë ndjerë në disa shtete të tjera, si Afganistan, Oman, Pakistan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top