Lajme

Tërmeti i mori gjithçka, familja nga Thumana bëhet me shtëpi të re

Familja Jangozi nga Thumana mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit, por mbrëmjen e sotme morën lajmin e gëzueshëm. Z. Sali ishte ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për të falenderuar dhe për t’i shprehur mirënjohjen bashkëshortes së tij, Resmijes. Saliu dhe Resmija kishin punuar dhe kursyer për 40 vjetë për ta ndërtuar shtëpinë që iu shkatërrua brenda disa sekondave, duke i detyruar të jetojnë në çadër.

Saliu i dha një mesaazh Resmijes që jeta vazhdon dhe se ata duhet të shohin vetëm përpara. “Që nga 26 nëntori unë shoh se ti je akoma e shqetësuar, por duhet të falenderojme Zotin që jemi akoma gjallë. Prandaj ngrije kokën lart dhe bëhu e fortë sepse ne do ja dalim përsëri!”, u shpreh Saliu.

Arbana Osmani i tha Saliut dhe Resmijes se kishte rezervuar një surprizë për ta dhe ftoi biznesmenin Shaqir Palushi i cili i premtoi publikisht çiftit që brenda disa muajve do t’u ndërtohet një shtëpi e re.

Burimi: Top channel

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top