Tërmeti që g/oditi Shqipërinë më 26 Nëntor të vitit të shkuar la në qiell të hapur mijëra familje, të cilat deri më sot kanë dëgjuar shumë fjalë shpresëdhënëse nga qeveria, por ende nuk po shihet një dritë në fund të tunelit.
Qeveria duket se ende nuk ka një plan konkret se si do bëhet ndërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, zonat e përcaktuara dhe vlera që mund të kapin.
Si sot, 10 vite më parë, Haiti u god.it nga një ndër tërmetet më të mëdha në Amerikën qendrore. Qytetet më të shkatërruara dhe më të prekura nga tërmeti ishin Léogâne dhe Port-au-Prince (kryeqyteti i Haitit). Lëkundja prej 7 ballësh bëri që në Haiti 1/4 e popullatës të v/dis/nin. Rreth 200.000 persona u shuan dhe mijëra të tjerë nuk janë gjetur ende.
Qeveria e Haitit, filloi ndërtimin e 3,000 shtëpive në vetëm pak kohë pas tërmetit, siç shihet edhe në foton e mëposhtme.
Këto banesa u ndërtuan për të gjithë personat që kishin humbur shtëpinë e tyre. Projekti, kostoja e të cilit u vlerësua në 44 milion dollarë, u financua me marrveshje nga fondi Petro-Caribe i Venezuelës. Banesat janë uniforme dhe janë ndërtuar jo shumë larg zonës ku ndodhi tërmeti, pra pranë Morne à Cabri, 15 kilometra (9 milje) në veri të Port-au-Prince.
Shpresojmë që një ditë si këto banesa të ndërtohen edhe këtu, për ato familje, të cilat nuk kanë ku të fusin kokën.