Lajme

Thyhet rekordi i udhëtimit nga New Yorku në Londër, fluturim për 4 orë e 56 minuta

Kompania e fluturimeve British Airways ka vendosur rekordin e ri të kohës më të shkurtër të fluturimit nga New Yorku në Londër.. Avioni i llojit, Boeing 747-436 ka arritur shpejtësi deri në 1,327 kilometrave në orë, teksa ka kaluar mbi rrymat e Stuhisë Kiara.

Mësohet se fluturimi nga New Yorku për në Aeroportin Heathrow të Londrës është realizuar për katër orë e 56 minuta.

Sipas shërbimit që vëzhgon fluturimet, Flightradar24, ky fluturim ka thyer rekordin prej 5 orëve e 13 minutave të realizimit të fluturimit Nju Jork-Londër, raporton Rel.

Ish-piloti, Alastair Rosenschein ka thënë se aeroplani ka arritur “shpejtësi fenomenale”.

Avioni u ul në aeroportin e Heathroë në 4:43 gati dy orë më parë se sa ishte planifikuar.

Burimi: CNN | Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top