Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pisa të Italisë, ku një foshnjë shqiptare ka ndërruar jetë. I vogli mbylli syrë përgjithmonë në spitalin Cisanello të Pisas, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara si pasojë e shpërthimit të një airbagu.
I vogli ishte vetëm dy muajsh. Siç raportojnë mediat fqinje, foshnja humbi jetën pas një aks. identi të ndodhur pasditen e ditës që lamë pas, në një nga rrugët e qytetit.
Foshnja ndodhej i vendosur në mbajtësen enkas për fëmijë, në sediljen e parme të makinës, e cila drejtohej nga i ati. Pas ndodheshin e ëma dhe vëllai i viktimës. Deri më tani nuk dihet nëse airbagu nga ana e fëmijës ishte çaktivizuar, siç parashikon ligji në këto raste, për montimin e mbajtëseve të fëmijëve në sediljet e parme.
Situata është ende nën hetim, ndërsa aks. identi, një përplasje e vogël mes disa makinash, ndodhi në rrugën Manghi, shumë pranë spitalit Cisanello, ku u dërgua me urgjencë i vogli, rreth orës 16:30.
Makina në të cilën ndodhej foshnja, ishte e treta e përfshirë në përplasjen mes automjeteve. Pasi mbërriti në spital, mjekët lajmëruan prindërit se si pasojë e hapjes së airbagut, i vogli kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë. Ai u operua me urgjencë, por zemra e vogël nuk i rezistoi dot dëmtimeve dhe pushoi se rrahuri pak pas orës 22:30 të mbrëmjes së të dielës.
Në aksi .dent ngeli i pla. gosur edhe vëllai më i madh, i moshës 2-vjeçare, por për fat të mirë, pa pasoja të rë nda.