Së fundmi disa pamje të ekipeve të shpëtimit në Turqi teksa nxjerrin nga rrënojat persona të gjallë janë publikuar.
Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë punuar gjatë gjithë natës edhe pse në zonat e prekura nga tërmeti temperaturat ishin në -7 gradë celsius.
Deri më tani raportohet se të gjallë nga rrënojat janë nxjerrë 39 persona. Po ashtu raportohet se nën rrënoja janë edhe 30 persona të tjerë.
Një grua shtatzënë së bashku me fëmijën e saj u nxorrën të gjallë nga rrënojat, pasi kishin qënduar 11 orë nën to.
Kurse AFAD ka bërë me dije se në rajonin e prekur nga tërmeti në Turqi janë dërguar 235 mjete, 18 qen shpëtimi dhe në terren janë 1167 persona që po punojnë në ekipet e kërkim shpëtimit.
Turqia lehtësohet/Ky është momenti kur ekipet shpëtojnë nga rrënojat personat që kishin mbetur nën to on Vidnews.