Pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.8 sipas shkallës Rihter, që goditi mbrëmë Turqinë, toka në këtë shtet vijon të dridhet.
Tërmeti i djeshëm u regjistrua në zonën e Elazig-ut, në Turqinë Lindore, ndërsa vetëm pak minuta më parë, një tjetër tërmet ka go ditur pjesën perëndimore të vendit.
Sipas EMSC, tërmeti i rradhës u regjistrua 14 km në veri të qytetit Akhisar dhe 92 km në verilindje të Izmirit, rreth orës 18:49.
Magnituda e këtij tërmeti ka qenë 4.3, ndërsa nuk raportohet deri më tani për dëme materiale dhe persona të lënduar.
Po ashtu, në zonën e Elazigut vijojnë pasgoditjet. Pak minuta më parë u regjistrua një lëkundje e fortë me magnitudë 5.1 dhe dy të tjera me magnitudë 4.4.
Kujtojmë këtu se nga tërmeti i djeshëm në Turqi, deri më tani janë shuar paktën 22 persona, ndërsa mbi 1 mijë të tjerë rezultojnë të pla gosur.
Gjithashtu, autoritetet turke kanë njoftuar se ka ende shumë qytetarë që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, të cilët po nxirren nga ekipet e kërkim-shpëtimit.