Pas dy tërmeteve të fuqishëm që go ditën Turqinë brenda pak ditësh, një në lindje me magnitudë 6.4 dhe një në perëndim me magnitudë 5.6, toka vijon ende të dridhet.
Së fundmi, lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në pjesën perëndimore të vendit rreth orës 17:09.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 15 km në lindje të Kirkagac dhe 62 km në jug të Balikesir, ndërsa thellësia fokale e lëkundjeve ka qenë 7 km.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.
Tërmeti u shoqërua nga dy lëkundje të tjera me magnitudë 2.7 dhe 4.0.
Lëkundjet e fundit kanë shkaktuar panik te banorët, gjë e cila tregohet edhe në komentet e shumta që janë bërë në aplikacionin e EMSC.
Kujtojmë këtu që pak javë më parë Turqia Lindore u go dit nga një tërmet shkatërrimtar me fuqi 6.4 të shkallës Rihter, i cili u mori jetën 41 personave dhe shkatërroi qindra ndërtesa.
Disa ditë pas këtij tërmeti, ministri i Brendshëm turk, referuar një sizmologu, paralajmëroi se Stambolli mund të go ditet nga një tërmet me magnitudë 7.5, i cili mund të rezultojë f atal.