Pak minuta më parë, gazetari investigativ, Artan Hoxha, publikoi në media videon e shumëpërfolur të kryebashkiakut socialist, që konsumonte kok ainë.
Siç shihej dhe në video, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ndodhej në një ambient publik teksa thithte “miellin” që tashmë mund të themi se përfaqëson “Rilindjen”.
Menjëherë pas publikimit të videos ka reaguar vetë Lefter Alla.
Përmes një postimi në rrejtin social Facebook, ai shprehet se videoja është një montazh i stisur nga Partia Demokratike.
Lidhur me këtë video, gazetari Hoxha u shpreh se ka patur shumë kërcenime që të mos publikohej.
Postimi i plotë i Allës:
Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale. Por, është akoma më kri minale kur kjo parti, e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kri minale, që dikur plaçkisnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike. Dhe sot, që Bulqizën nuk e drejton më PD dhe atyre ju është prerë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë për të më shantazhuar mua!
Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast.
Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh. Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe grabitësish që sot montojnë video në SHQUP.