Lajme

U raportua me magnitudë 3.7, EMSC përditëson informacionin për tërmetin e fundit që go diti vendin

Një tërmet u ndje orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Durrësit.
Lëkundjet u regjistruan 15 km në veriperëndim të Shijakut dhe 31 km në veriperëndim të Tiranës, rreth orës 02:40.

Fillimisht u raportua se lëkundjet ishin me magnitudë 3.7, por në bazë të rikalkulimeve rezulton se fuqia e tërmetit ka qenë më e madhe.
Në përditësimin e fundit të tërmetit në aplikacionin EMSC thuhet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 sipas shkallës Rihter.

Lëkundjet alarmuan jo pak banorët e Durrësit dhe Tiranës, gjë e cila pasqyrohet edhe në komentet e shumta që janë bërë në aplikacionin e EMSC-së, ku numërohen më shumë se 500 të tillë.

Kjo lëkundje e fortë erdhi pas tre lëkundjeve me fuqi më të vogël, të cilat nuk e kaluan magnitudën 3.0.
Sizmologët dhe eskpertët deklaruan disa javë më parë që pasgoditjet e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit mund të vazhdojnë për disa muaj me rradhë.

1 Comment

1 Comment

  1. jepaync

    November 8, 2024 at 7:54 am

    2005, 7 R625 633 order priligy online uk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top