Lajme

U shua në moshën 99 vjeçare, Blendi Fevziu tregon pse vendosi të mos e intervistojë kurrë Nexhmije Hoxhën

Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka treguar mbrëmjen e sotme pse nuk intervistoi asnjëherë të venë e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhimje Hoxhën, e cila u nda sot nga jeta në moshën 99 vjeçare.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Fevziu është shprehur se Nexhmije Hoxha nuk reagonte ndaj përgjigjeve dhe sipas tij, ajo nuk kishte reflektim.

‘Nexhimje Hoxha kishte një problem. Nuk reagonte ndaj përgjigjeve. Unë mund të intervistoja dikë që mund të kesh reagim. Kam dy intervista që kanë bërë gazetarët francezë. Problemi kryesor i saj ishte se nuk kishte reflektim. Nuk kisha ndonjë kuriozitetë. Edhe Ramiz Aliaj në intervistat e fundit filloi të ishte pak më mirë. Kjo më ka ndodhur dhe me drejtues të tjerë komunistë. Kam menduar që mund ta intervistoja. Pastaj nuk kam pasur më kontakt me të’, ka thënë ai.

Më tej, moderatori ka treguar se përse sipas tij drejtuesit komunistë nuk shprehën pendesë për atë që bënë gjatë regjimit të tyre.

‘Asnjë nga drejtuesit komunistë në të gjithë lidnjen nuk shprehu pendesë. Dy persona shprehën pendesë publike: Bedri Spahiu dhe e dyta ka qenë Liri Belishova. Asnjë person tjetër nuk kërkoi falje. Ju shihni fundin e Çausheskut, kur gjithë Rumania ishte në rrugë kundër tij, doli dhe foli për forca të err ëta. Diktatorët e humbin sensin e realiteti. Një reflektim indirekt ka pasur Ramiz Alia. Kur e kam pyetur Ramizin se në cilën periudhë do të doje të jetoje, më tha se do të doja të zgjidhja këtë tani. Këtë po e marr si një lloj pendese’, është shprehur Blendi Fevziu.

1 Comment

1 Comment

  1. Szpiegowskie Telefonu

    February 11, 2024 at 9:10 am

    Czy istnieje lepszy sposób na szybkie zlokalizowanie telefonu komórkowego bez wykrycia go przez niego?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top