Një grua 53-vjeçare e shpallur e zhdukur ditën e djeshme është gjetur disa orë më parë nga policia e Lezhës dhe është çuar në spital. Mirëpo vetëm pak minuta më vonë ajo është larguar sërish nga papërgjeshmëria e efektivëve të policisë.
53-vjeçarja vazhdon të endet në zonën rreth Lezhës dhe familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
Gruaja është e sëmurë dhe e pafuqishme.
Thirrja e familjarëve është urgjente dhe çdo sekondë është e rëndsishëm për ta.
Flora Turmalaj ka shfaqur probleme me ankthin dhe depresionin ditët e fundit. Ajo ka humbur krahun e majtë në një aks ident disa vite më parë.