Lajme

Ushqimet që zhbllokojnë arteriet dhe ju mbrojnë nga ataku i zemrës

Natyra na ka ofruar shumë produkte dhe ushqime, të cilat kanë përfitime tepër të mëdha për shëndetin. Momentalisht, egzistojnë shumë ushqime fantastike që janë më të mira sesa medikamentet e zakonshme. Sot do t’ju tregojmë disa nga ushqimet që ju zhbllokojnë arteriet dhe mbrojnë shëndetin tuaj të zemrës.

Avokado
Shumë studime kanë treguar se konsumimi i rregullt i avokados përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndihmon me funksionimin e mirë të arterieve.

Shegë
Ky frut i mrekullueshëm përmban shumë phytochemicals, që janë antioksidantë të fuqishëm dhe ju mbrojnë arteriet nga dëmtimet e ndryshme.

Brokoli
Kjo perime është shumë e pasur me vitaminë K, çka pengon kalciumin që të dëmtojë arteriet dhe zemrën.

Shafrani i Indisë
Kjo erëz është fantastike për shëndetin. Shafrani i Indisë ka aftësinë të reduktojë dëmtimin e mureve të arteries.

Hurma
Hurmat janë të pasura me antioksidantë dhe polifenolë, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve LDL.

Spirulina
Kjo lloj alge ndihmon për të rregulluar nivelin e lipideve në gjak. Po ashtu, përmban shumë amino- acide të nevojshme për trupin.

Kanella
Është një ingredient shumë i mirë që ndihmon për të reduktuar nivelin e kolesterolit në gjak dhe heq pllakëzat nga arteriet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top