Njëmbëdhjetëvjeçarja shqiptare është favorite për të fituar edicionin e sivjetmë të “The Voice Kids 3” në Poloni.
Vajza kosovare me zërin e saj doli mahnitëse dhe u bë temë diskutimi në tërë Poloninë për ngjyrat e zërit të saj dhe mjeshtrinë e këndimit. Ajo është Eliza Xërxa, vajza nga Gjakova, e lindur dhe rritur në Poloni, që me performancën e saj ka bërë që juria e “The Voice Kids” në Poloni të ngrihet në këmbë, përcjell albinfo.ch.
Eliza solli para publikut dhe jurisë këngën e Demi Lovatos “Stone Cold”. Sapo nisi këngën ajo arriti ta përvetësojë jurinë, e cila pa pritur vazhdimin u kthyen të gjithë për të parë e shijuar performancën e Elizës, transmeton kultpuls.
Në fund të performancës, zëri i saj i fuqishëm u ndal e u zëvendësua me lotët që nuk i mbajti dot./Burimi: Albinfo.ch