uri Kim ka bërë betimin si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, raportoi Zëri i Amerikës. Kim, u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të 2019.
Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.
Zonja Kim pritet gjithashtu të inkurajojë Shqipërinë për të arritur nivelin 2 përqind në shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024.
“Jemi vendi i shqiponjave”
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri tha se vendi i saj do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë, ndërsa kishte dhe një përgjigje mbi etiketimet e bëra nga lideri i Iranit, Ali Khamenei.
“Jam e nderuar që presidenti i SHBA, më ka dërguar si përfaqësuese të SHBA në Republikën e Shqipërisë. Pak vende mike dhe aleate kanë pranuar paralajmërime dhe shqetësimet e SHBA për luftë. Pak aleatë kanë qenë besnikë, por pak partnerë janë gati të mbështesin SHBA.
Nuk mund të jetë e mundur, që dy kombe si SHBA dhe Shqipëria të kenë zgjedhur të jenë kombe djallëzore. Ne jemi gjithashtu vendi i shqiponjave. Jemi krenarë, të fortë dhe të pavarura dhe do të luftojmë për këto vlera.
Si ambasadore do të siguroj që SHBA dhe Shqipëria të ecin përpara. Ne do të bashkëpunojmë dhe do të sigurojmë që të gjitha mundësitë të fitojnë në fund“, tha znj.Yuri Kim./Americaneye