Lajme

Vetëm ‘5 minuta’: Kaq pati kohë Grenell për Albin Kurtin, i kishte dy kërkesa për të

I dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përfunduar takimin në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje me liderin e saj Albin Kurti për pak minuta, shkruan Gazeta Metro.

Grenell është takuar me liderin e VV’së, Albin Kurti, ku nga ai ka kërkuar që por sa të vjen si kryeministër i vendit ta heq taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe të fokusohet në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai ka kërkuar heqjen e taksës si zëvendësim me zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, hapjen e bizneseve të reja evropiane dhe amerikane në Kosovë dhe punësimin e të rinjve nëpër puna.

Grenell ka theksuar se zhvillimi i ekonomisë në Kosovë mbetet si një nga prioritetet kryesore të qeverisë amerikane dhe presidentit Trump, por ai ka ftuar qeverinë e Kosovës të mos ndërhyjë tek bizneset dhe t’i ndihmon ato.

Kujtojmë se për dallim me takimin që Grenell pati me presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, takimi me liderin e VV’së, Albin Kurti nuk zgjati shumë, ai ka përfunduar për pak minuta, shkruan Gazeta Metro.

Deklarata e plotë e Grenell pas takimit me Kurtin:

Ishte kënaqësi ta takoj z.Kurtin përsëri, kam diskutuar me të dy gjëra, një ia kam bërë të qartë se edhe Gjermania, Britania e Madhe kanë pasur zënka gjatë krijimit të koalicioneve qeveritare dhe kështu i thash ne vetëm po vëzhgojmë, nuk jemi palë për të mbështetur, ne po vëzhgojmë se si po rrjedhin gjërat, ne inkurajojmë që palët të respektojnë sundimin e ligjit siç bëjnë të gjithë të tjerët, gjëra e dytë që kam dashur të bëjë shumë të qartë z.Kurti, është se nxit shtytja për ekonominë që po e bëjë unë pasi është gjëja më e rëndësishmja, përpjekja për të krijuar vende pune, përpjekja për të sjellur dhe afruar komitetet ndërmarrëse evropiane dhe amerikane në Kosovë, këta njerëz janë të uritur për të hyrë në këtë treg dhe për të ndihmuar për të rritur ekonominë tonë këtu. Administrata e Trump ka qenë shumë e suksesshme në rritjen e ekonomisë amerikane duke hequr pengesat qeveritare, duke u përpjekur që qeveria të ndihmon bizneset, duke pyetur çdo ditë se çfarë mund të bën qeveria për bizneset për të ndihmuar bizneset të rriten dhe duke mos ndërhyrë qeveria në të, dhe për këtë arsye ju kam kërkuar edhe z.Kurti dhe liderëve të tjerë kosovarë që taksa prej 100% të hiqet, kjo taksë duhet të hiqet në të njëjtën kohë me ndaljen e Serbisë për fushatën e ç’njohjeve të Serbisë për pavarësinë e Kosovës, të njëjtën porosi do ta bartë edhe në Beograd dhe dua të shoh se ne duhet të lëvizim përpara duke ndihmuar familjet e reja, të rinjtë duke arritur një zhvillim ekonomik dhe të shoh një ekonomi në rritje dhe kjo është porosi që do do ta bartë edhe në Serbi..///gazetametro.net

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top