Një video ku shfaqen studentët iranianë që refuzojnë të shkelin mbi flamurin amerikan dhe izraelit gjatë protestave kundër Liderit Suprem, Ali Khamenei, po bën xhiron e botës.
Mediat e huaja e kanë cilësuar si “moment të jashtëzakonshëm dhe të pabesueshëm”.
Video e filmuar të dielën në Universitetin “Shaheed Beheshti” në Teheran, tregon demonstruesit që shmangin kalimin mbi flamujt e dy vendeve të cilat cilësohen nga re gjimi iranian si “ar miqtë më të mëdhenj të Iranit”.
Forcat qeveritare thuhet se i kanë pikturuar flamujt në hyrjen kryesore të universitetit, me qëllim që studentët të ecinin përmbi to, por këta të fundit kanë treguar vlera të larta qytetarie.
Në kulturën iraniane, vendosja e flamurit të një shteti në tokë dhe shkelja e tij me këmbë përbën një shenjë mosrespetikimi ndaj këtij kombi.
Mijëra protestues u mblodhën pranë ish-ambasadës amerikane në Teheran për të protestuar kundër Udhëheqësit Suprem të Iranit, pas rrëzimit të një aeroplani ukrainas pak ditë më parë, ku u shu an 176 persona, 73 prej të cilëve ishin iranianë.
Fillimisht autoritetet iraniane e cilësuan ngjarjen si një inc ident ajror, por më vonë u pranua se aeroplani u su lmua gabimisht nga ushtria me rak etë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi lidhur me protestat në Iran, duke i përshëndetur ato. Ai gjithashtu kërkoi ndalimin e dh unës nga autoritetet iraniane.
Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Videoja që po bën xhiron e botës, studentët iranianë refuzojnë të shkelin mbi flamurin amerikan dhe izraelit on Vidnews.