Klientët u ankuan për hyrjen me biletë që kushtonte 500 lekë të reja, ndaj këngëtari Bujar Cici ka vendosur të anulohet mbrëmja gala, edhe pse në biletë ishte përfshirë një pije falas.
I zhgënjyer ai njofton ndjekësit në rrjetin social se mbrëmja u anulua për shkak të komenteve të disa njerëzve “xheloz e paragjykues” për çmimin e biletës.
Këngëtari i muzikës popullore tironase thotë se të gjithë ata që kanë marrë biletë, mund ta kthejë e të marrin lekët pas.
“Mbrëmja Gala anullohet të nderuar miq e dashamirës. Arsyeja që na ka ngacmuar shumë është, pasi njerëz xheloz e paragjykues folen shume per bileten e hyrjes 500 leke,ku kishin dhe nje pije falas.Dhe menu sipas deshires se tyre..
Me.keqardhje por eshte e padurueshme se si flasin keta njerez. Gjithsesi kush ka marre bileten te shkoj te lokali te marri leket..
BrauHaus mendoj per nje nate te mrekullueshme….Por me shume sinqeritet eshte e pamundur… Faleminderit pet mirekuptimin”, shkruan ai./newsbo mb.al