Lajme

Xhevdet Ferri nuk donte t’i mbaheshin homazhe, e bija tregon arsyen pse

Aktori dhe regjisori i njohur, Xhevdet Ferri, u n da nga je ta në moshën 59-vjeçare për shkak të një sëm undjeje të pashërueshme. Ai la pas një dhimbje të madhe te të gjithë por sidomos te familjarët, kryesisht te e shoqja dhe vajza e tij, Bora.

Ndonëse po kalon shumë ditë të vështira, Bora ka gjetur pak momente për t’i falenderuar të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur dhe ngushëlluar. Po ashtu ajo ka zbuluar më shumë rreth sëmundjes së të atit dhe arsyen përse ai nuk donte që të mbaheshin homazhe.

“Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e nd arjes nga j eta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje sem undje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses.

Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e spitali qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

4. Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion.

E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille.

Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla.

Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi…”, shkruan Bora ne Facebook.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top