Pak ditë më parë Klea Huta dhe Elgit Doda njoftuan se ishin martuar, një lajm ky që erdhi krejt papritur sepse çifti gjithçka e kishte organizuar në fshehtësi. Klea dhe Elgiti u martuan në Marok, larg miqve dhe publikut.
“Panorama plus” shkruan se arsyeja pse çifti zgjodhi të martohet larg Shqipërisë dhe në fshehtësi të plotë, është frika e Kleas nga syri i keq.
Këtë e përmend edhe vetë Klea në postimin ku i dedikon fjalët më të bukura të dashurisë Elgitit.
“Që e vogël kam ëndërruar për ty! Që e vogël doja dikë si ti kur të isha e madhe. Kemi kaluar ditë të mira e jo të mira, por gjithmonë të kam pasur pranë e kam qenë pranë teje. Në të mirë e në të keq. Kur flas për ne, edhe ndonjë lot gëzimi m’i njom faqet. Të dashuroj bashkëshorti im! Zoti na bekoftë dhe syri i keq mos na paftë!”, ka shkruar Klea.
Kujtojmë Klea Huta do të bëhet nënë për herë të parë nga kjo lidhje dashurie, që u finalizua me martesë.