Kiara Tito i mungoi ekranit këtë sezon pasi nuk u rikthye me “Doktor plastik”. Prezantuesja gjatë kësaj kohe ka qenë në bisedime për një tjetër projekt. Gjithçka duket se është gati dhe shumë shpejt Kiara do të rikthehet.
Ka qenë vetë ajo që na ka zbuluar se emisioni i ri do të jetë për modën. “A tha dikush emision mode?”, shkruan Kiara në foton e fundit të postuar në Instagram, por pa zbuluar më shumë detaje.
Kohët e fundit Kiara është parë në ambientet e Top Channel prandaj dyshohet se ajo do të rikthehet në televizionin nga ku u bë e famshme.