Aktori shumë i dashur për publikun e që na ka bërë gjithnjë të qeshim me batutat e tij, Jul Deda duket se po punon për një projekt të ri televiziv. Agjenti i emisionit “Thumb on”, ka zbuluar në puntatën e sotme se Juli së shpejti do të nis një emision humori në Kosovë.
Juli do të jetë autor dhe moderator i këtij emisioni për të cilin nuk janë dhënë më shumë detaje.
Agjenti i “Thumb on”, tha gjithashtu se Juli do vazhdojë të jetë pjesë e “Klanifornias”, pasi emisioni i humorit do të xhirohet në avancë dhe në pas do të transmetohet në një prej televizioneve në Kosovë.