Gjatë ditës së sotme do të takohet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Albin Kurti, ku pritet që këtë të fundit ta mandatoj për kryeministër.
Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Sali Rexhaj përmes një postimi në facebook, e ka komentuar këtë takim që do të ndodh sot, dhe ka publikuar disa detaje interesante.
Rexhaj thotë se qëllimi i presidentit Hashim Thaçi është që ta dërgoj Lëvizjen Vetëvendosje në opozitë.Ai shton se Thaçi e ka edhe një qëllim tjetër, e ai është që të vazhdoj pozitën aty ku është, pra të zgjedhet president edhe për një mandat të ri.E sipas tij, kjo bëhet duke penguar koalicionin LDK-LVV.Postimi i plotë:Takimi ne mes Thaqit e Kurtit, hape nje kapitull te ri mes tyre.
Kurti nuk i ka numrat per qeveri dhe futet ne afat kohor prej 15 ditesh, pa ndonje ide se kende do ta kete partner eventual. LDK-en e ka hedhe nga loja me zgjedhjen e Konjufces kryeparlamentar, keshtu qe bisedimet per qeverisje mes Vv e LDK duhet te nisen nga fillimi. Kurse te gjitha partite tjera i ka perjashtuar nga koalicioni eventual.
Por keto dy figura, per momentin qendrore ne Kosove, kan edhe gjera te perbashketa.Thaqi dihet se i ka vene ne pikepyetje kufinjet e shtetit te Kosoves, kurse ne anen tjeter Kurti e ve ne pikepyetje shtetin e Kosoves si teresi. Ka rrezik qe ne nje moment te caktuar, bashkohen kunder shtetit per interesa te tyre ne lu fte per pushtet
Ketu do ta kene Edi Ramen aleat.Eshte obligim i partive shtetformuese, te prira nga LDK e AAK ne radhe te pare, qe te japin kontribut ne pushtet apo opozite, sa me te madhe ne izolimin dhe pengimin e ketyre dy figurave kontraverze politike.
Duhet penguar punen e tyre, pune e cila munde ta demtoj shtetin tone, ne radhe te pare ngecjen e Kosoves ne integrime perendimore, ne BE e NATO. Gjithashtu duhet ndale idete e Rames e Vuqiqit rreth minishengenit, ide plotesishte e mbeshtetur mbi interesat e Rusise e Serbise ne Ballkan.Per konincidence, Kurti nuk deklarohet fare rreth krizes SHBA-Iran, nga frika se humbe perkrahjen politike e financiare te islamisteve, ndersa Thaqi heshte poashtu, duke pase frike nga Erdogani.