Lajme

Loriku dhe Monika u bënë prindër për herë të dytë, zbulohet emri i vogëlushes

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij italiane Monika, janë bërë prindër për herë të dytë. Monika solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e dha vetë futbollisti . Ai publikoi në Instastory një foto të derës së spitalit, ku qëndronte e varur një zemër rozë.

Në tetor të 2019-ës në një intervistë për emisionin ‘Wake up’ Lorik Cana tregoi se ai dhe e shoqja kishin menduar për emrin e fëmijës (nëse do ishte vajzë) që para se ajo të ishte shtatzënë. Dyshja janë shumë të dhënë pas emrave ilirë dhe kishin menduar ta quanin të voglën Enkelejda. “Panorama Sport” ka treguar së fundmi se Monika dhe Loriku nuk kanë ndryshuar mendje dhe ia kanë vendosur emrin Enkelejda vogëlushes së porsalindur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top