Lajme

MASHT me përgatitje intensive për testin ndërkombëtar TIMSS

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në takimin e përbashkët të Komisionit për Vlerësime Ndërkombëtar, përfaqësuesve të Drejtorive Komunale të Arsimit dhe Koordinatorëve të shkollave të përzgjedhura për vlerësimin TIMSS, ku u bisedua për përgatitjet rreth mbarëvajtjes së këtij testi vlerësues.

Ai me këtë rast vlerësoi lart rëndësinë e testit TIMSS, si një instrument i jashtëm vlerësues, nga rezultatet e të cilit do të ketë një pasqyrë reale të gjendjes momentale në sistemin e arsimit në Kosovë.

Ministri Bytyqi, kërkoi nga të gjithë akterët e involvuar në këtë proces që të angazhohen maksimalisht, të informojnë nxënësit dhe shkollat pjesëmarrëse që të jenë të përgatitur dhe të japin maksimumin.

Në këtë kontekst, ai kërkoi nga Komisioni për Vlerësim dhe të tjerët që të zhvillohen sa më shumë vizita në terren me qëllim vetëdijesimit për rëndësinë e këtij testi vlerësues ndërkombëtar dhe shtoi se praktika e fundit me testin PISA tregoi se një qasje e tillë padyshim jep rezultate të mira.

Testi ndërkombëtar (hulumtimi) TIMSS, është vlerësim ndërkombëtar i trendëve në njohuritë e Matematikës dhe Shkencave Natyrore i cili realizohet në kuadër të organizatës IEA për vlerësimin e të arriturave në arsim.

Ndryshe, MASHT, përkatësisht Divizioni për Sigurimin e Cilësisë, Standardeve dhe Monitorim ka hartuar planin dinamik të organizimit, në harmoni me kërkesat e parashtruara. Janë përzgjedhur 148 shkolla prej të cilave 3 shkolla janë më nxënës me nevoja të veçanta.

Testi ndërkombëtar TIMSS përfshinë nxënësit e klasave të katërta dhe teta me gjithsej rreth 5000 nxënës dhe fillon nga data 22 Prill-10 Maj 2019.

Ky proces vlerësues mbështet nga BE, projekti KESIP i Bankës Botërore dhe partnerë tjerë të MASHT-it.

3 Comments

3 Comments

  1. Singapore Hotel

    April 17, 2024 at 8:45 pm

    753652 627499Thank you for the auspicious writeup. It in truth used to be a amusement account it. Glance complex to far more added agreeable from you! However, how could we be in contact? 970755

  2. best nakara hack

    April 26, 2024 at 10:48 pm

    195243 542804Hi there! Do you use Twitter? Id like to follow you if that would be ok. Im undoubtedly enjoying your weblog and appear forward to new posts. 932440

  3. Angthong National Marine Park

    May 7, 2024 at 12:33 am

    597929 925992An fascinating discussion could be worth comment. I think you must write on this topic, it may possibly certainly be a taboo topic but usually men and women are not enough to dicuss on such topics. To a higher. Cheers 917678

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top