Lajme

E dinim beqare, habit ish-Missi shqiptar: Jam e martuar, kam 2 fëmijë

Pasditen e djeshme e ftuar në “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ishte ish-missi shqiptar, Silvana Bushati. Ajo ka zbuluar një të fshehtë të madhe nga jeta private: është e martuar dhe për më tepër ka dy fëmijë.

Bashkë me të në studio ishte dhe vajza e saj 4 vjeçare. Silvana ka treguar se është prezantuar në statusin e beqares sepse nuk ka dashur ta ekzpozojë familjen në rrjete sociale dhe në media, pra ka preferuar të ruajë privatësinë e tyre.

“Jetën private e kam mbajtur shumë për veten time, duke qenë se njerëzit komentojnë, flasin, për shumë kohë kam vendosur që jetën private ta kisha vetëm për veten time”, është shprehur ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top