Lajme

OFL “piketon” mjetin luksoz të radhës, sekuestron furgonin plot me pasagjerë

Operacioni Forca e Ligjit, ose ndryshe OFL duket se nuk po ‘kursen’ askënd, edhe pse është trumpetuar për të fortët.

Në një video të dërguar për redaksinë e JOQ ALBANIA, OFL ka sekuestruar një furgon pasagjerësh. Ngjarja ka ndodhur te “Katër rrugët e Shijakut. ”

Me syze dhe hijerëndë, ata debatojnë me shoferin dhe disa persona jashtë furgonit dhe më pas futen brenda. Siç shihet dhe nga pamjet janë tre efektivë që marrin furgonin. Furgoni ka qënë me pasagjerë, të cilët policia i ka urdhëruar të zbresin poshtë.

Pak e çuditshme, pasi OFL thotë se po bën namin me makina luksoze dhe të blinduara, por mesa duket kanë qënë vetëm për propagandë.

Tani është vendosur t’i bjerë në qafë popullit të thjeshtë.

Qytetari shkruan:

Ofl erdhi dhe tha zbrisni pasagjeret. bllokim fugon. Ofl ishte ata me syze.”

OFL “piketon” mjetin luksoz të radhës, sekuestron furgonin plot me pasagjerë on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top